KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kënga shkodrane humbet një nga zërat më të bukur
Kënga shkodrane humbet një nga zërat më të bukur

Kënga shkodrane humbet një nga zërat më të bukur

Muzika shqiptare përcjell për në banesën e fundit një nga yjet e muzikës qytetare shkodrane, artistin e merituar Bik Ndoja. Ai u nda para pak ditësh nga jeta në moshën 90 vjeçare. Bik Ndoja e nisi aktivitetin e tij artistik në moshë të re dhe për disa dekada ishte i pranishëm në të gjitha skenat shqiptare. Ai do të mbahet mend për perla të tilla “Si dukat i vogel je”, “Jare të due”, Kënga e Ded Gjon Lulit, Oso Kukës, etj. Në vitin 1969 iu akordua titulli ” Artist i merituar”, ndërsa në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”. Dalja e fundit e Bik Ndojës para publikut ishte në vitin 2014, në spektaklin e njohur ”Ahengu Shkodranë”.