KRYEFAQJA » LAJME » Keqijang: Kina do të investojë në portet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi
big_km_samiti_i_kines_lajm

Keqijang: Kina do të investojë në portet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri të ditur të martën se Kina do të investojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në portet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi për nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Deklarata e kryeministrit të Kinës u bë në ceremoninë e hapjes së forumit të pestë ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore që po mbahet në Suzhou.
Ai tha se 16 vendet duhet të vlerësojnë shumë rolin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.
Edhe në takimin e Suzhout me udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, kryeministri Li shprehu besimin në nxitjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve EQL, përfshi portet në Detin Baltik, Adriatik dhe Detin e Zi.
Në takim Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama i cili ka përsëritur në vizitat e tij intensive gjatë dy muajve të fundit në Kinë se “Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha dhe e gatshme të mirëpresë investitorët nga Kina dhe Hong-Kongu”.