KRYEFAQJA » LAJME » Kërcënohet me jetë kryeprokurori Adriatik Llalla
kercenohet-me-jete-adriatik-llalla

Kërcënohet me jetë kryeprokurori Adriatik Llalla

Familja e kryeprokurorit Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria pasi jeta e tyre është vënë në rrezik. Lajmi që ka qarkulluar në disa media nuk përgënjështrohet nga zyra e shtypit e Prokurorit të Përgjitshëm. Rreth orës 15 e 39 minuta të së premtes, zyra për shtyp njofton se puna në organin qëndror të akuzës vijon normalisht. ”Dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”. Shumë detaje nga natyra e kërcënimeve nuk bëhen të ditura për median, por dyshohet se bëhet fjalë për çështje që janë në hetim.