KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kërcënohet ministri i financave grek
Kërcënohet ministri i financave grek

Kërcënohet ministri i financave grek

Zevendesministri grek i Financave,Trifon Aleksiadis mori një letër kërcënuese, në të cilën është krahasuar me një bashkëpunëtor të forcave gjermane, të cilat pushtuan Greqinë në Luftën e Dytë Botërore. Brenda zarfit ndodhej edhe një plumb, lajmëroi Ministria greke e Financave. Vetë zëvëndës ministri Aleksiadis i quajti dërguesit e letrës “psikopatë fashistë”. Ai shtoi se ky veprim i jep me shumë guxim të luftojë kundër shmangies së tatimeve dhe korrupsionit. Në letër thuhet se ai dhe familja e tij do ta mësojnë shume shpejt se ç’është frika. Letra është nënshkruar me yll dhe mban emrin Fraksioni i Kuq.