KRYEFAQJA » LAJME » Kërcënon me armë policinë dhe largohet
Kërcënon me armë policinë dhe largohet

Kërcënon me armë policinë dhe largohet

Një i kërkuar nga policia ka arritur t’i shpëtojë asaj duke kërcënuar me armë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rëshenit. “Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë, shtetasi Amarildo Ndoj, ka  kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë  duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor” njofton policia. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë, shton njoftimi i policisë. Armarildo Ndoj, 25-vjeç, është shpallur në kërkim pasi është dënuar me 8 vite heqje lirie  për vrasje të mbetur në tentativë dhe zotërim të armëve luftarake pa leje. Por tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe vepra tjetër penale ajo e kundërshtimit me armë të policisë.