KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kërkesë për rinumërim votash në shtetin ku Donald Trump fitoi me rezultat të ngushtë!
SHBA: Trump punoi me kubanezët dhe iranianët

Kërkesë për rinumërim votash në shtetin ku Donald Trump fitoi me rezultat të ngushtë!

Komisioni zgjedhor në Uiskonsin ka marrë një kërkesë për rinumërim votash në shtetin ku Donald Trump fitoi me një rezultat të ngushtë dy javë më parë. Kërkesa është paraqitur nga Partia e Gjelbër me kandidate për presidente Xhill Stein. Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërim votash në Miçigan dhe Pensilvani. Zyra elektorale e saj thotë se përpjekja nuk është që të ndihmojë Hillary Clinton, por Partia e Gjelbër ka mbledhur mjaftueshëm para për të financuar rinumërimin në këto dy shtete, si një përpjekje për të siguruar integrimin e zgjedhjeve. Komisioni i Zgjedhjeve në Uiskonsin ka konfirmuar në Tuiter se kishte pranuar kërkesën e Stein përpara afatit.