KRYEFAQJA » LAJME » Kërkohej në Shkodër, dorëzohet në Tiranë
Kërkohej në Shkodër, dorëzohet në Tiranë

Kërkohej në Shkodër, dorëzohet në Tiranë

Policia shqiptare njoftoi të hënën në mbrëmje se personi që dyshohej se ka vrarë dy vëllezër më 2 janar në fshatin Drisht të Shkodrës, i është dorëzuar policisë së Tiranës. Dorëzimi është bërë në sheshin Shqiponja në hyrje perëndimore të kryeqytetit. Në momentin e dorëzimit Dushaj ka qenë në këmbë dhe i pa armatosur. Sipas policisë Aleksandër Dushaj, person me precedentë penalë, është dorëzuar pasi më parë ka zhvilluar bisedime duke kërkuar garanci për jetën. Policia e Shtetit kishte njoftuar se Dushaj kishte vrarë me armë automatike vëllezërit Adbudalla dhe Skënder Shkami, pasi ata nuk kishin pranuar fejesën e tij me vajzën e njerit prej viktimave. Policia prej dy ditësh kishte organizuar operacione të shumta në zonën e Shkodrës, por mbetet e paqartë se si Dushaj ka carë rrethimin dhe është shfaqur në Tiranë, afro 100 kilometra nga vendi i ngjarjes.