KRYEFAQJA » LAJME » Kërkohen 175 vjet burg për 6 nga 11 “babagjyshët”, vodhën dhe në Maqedoni
Kërkohen 175 vjet burg për 6 nga 11 “babagjyshët”, vodhën dhe në Maqedoni

Kërkohen 175 vjet burg për 6 nga 11 “babagjyshët”, vodhën dhe në Maqedoni

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon në total dënimin me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “Babagjyshëve” ndërkohë, për 5 të tjerët, proçesi vijon me gjykim të zakonshëm. Mes 6 të pandehurve, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar është edhe Ilir Kupa. Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale të vjedhjeve, kryesisht argjendari të kryera në Shqipëri, por dhe në Maqedoni. Ata përdornin maska, doreza ose dhe veshje me mbishkrimin “Policia”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar këta të pandehur përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë nga Gjykata për Krime të Rënda. Të gjithë personat akuzohen për veprat penale; “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal.