KRYEFAQJA » LAJME » Kërkohet lirimi i njeriut dron-Ismail Morina
Dënohet "Njeriu dron"

Kërkohet lirimi i njeriut dron-Ismail Morina

Në kulmin e festimeve historike për pjesmarrjen e Shqipërisë për herë të parë në kampionatin europian, Euro 2016, ka ridalë në skenë historia e njeriut dron-Ismail Morina. Ai u ndalua pak orë para takimit të tensionuar Shqiperi- Serbi në “Elbasan Arena” më 8 tetor.  Sipas njoftimit të policisë, Morina ua ndalua pasi atij ju gjetën dy armë dhe 36 bileta për takimin. Në ballafaqimin e parë të Morinës me gjykatën shqiptare, kjo e fundit ka vendosur ta lerë atë në burg. Kjo ka nxitur  disa prej shoqatave të tifozëve dhe grupimeve me natyrë nacionaliste, të kërkojnë lirimin e tij. Me to është bashkuar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. “PERPARA SHQIPE! Mirenjohje Kombetares Kuq e Zi! Lironi Ballist Morinen!” shkruante zoti Basha në Fejsbuk, ndërsa botonte edhe fotografinë e Morinës.
Ndërkaq të hënën është përhapur lajmi se kreu i komisionit ë Spartak Braho, ka takuar në qelitë e paraburgimit Ismail Morinën, me të cilin ka festuar kualifikimin e kombëtares shqiptare. Lajmi  është konfirmuar nga vetë zoti Braho, sipas të cilit takimi është realizuar edhe për arsye njerëzore.
Më parë autoritetet shqiptare kishin njoftuar se Ismail Morina, i njohur edhe si Ballist Morina, nuk do të lejohej në “Elbasan Arena”.  Por Morina kish deklaruar se do të ishte në mënyrë të padiskutueshme në takimin Shqipëri-Serbi, madje se do kishte një surprizë për kryeministrin serb Vuçiç, i cili në fakt mungoi.
Xhesti i Ismail Morinës vitin e kaluar në Beograd, kur ai ngriti me dron flamurin me mbishkrimin në “Autochthonus”, provokoi një stuhi jo vetëm në takimin Serbi – Shqipëri i cili u ndërpre, por edhe në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, pasojat e të cilit ndihen ende. Shumë e kanë vlerësuar si xhest patriotik, por shumë të tjerë e kanë quajtur si mjaftë të rrezikshëm për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilat vazhdojnë të jenë edhe më tej problematike. Zhvillimet e fundit, vecanërisht kërkesa për lirimin e Morinës, i kanë shtyrë disa analistë ta konsiderojnë si një ndërhyrje të politikës në drejtësi.
Historia e Morinës, vec seriozitetit, nuk i ka shpëtuar edhe humorit. “Falenderoj gjykatën që dëgjoi thirrjet tona: Lironi Ballistin, Lironi Ballistin, edhe në fund liroi Fullanin” shkruante humoristi i njohur Besart Kallaku, pasi Gjykata e Tiranës liroi ish guvernatorin e BSH Ardian Fullani, i akuzuar si përgjegjës për vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e kësaj banke dhe që konsiderohet si një prej vjedhjeve më të mëdha në historine e këtij institucioni.