KRYEFAQJA » LAJME » Kërkohet skualifikim i përjetshëm për Platini
Kërkohet skualifikim i përjetshëm për Platini

Kërkohet skualifikim i përjetshëm për Platini

Skualifikim i përjetshëm: është ky, njoftojnë avokatët e Michel Platini, dënimi i kërkuar nga Komisioni Etik i FIFA-s për presidentin e UEFA-s, që aktualisht është i pezulluar. Avokati Thibaut D’Ales tha se për Platini është kërkuar me forcë nga dhoma e hetimit e Komisionit Etik dënimi më i egër.

Shefi i Komisionit, Hans Joackim Eckert, pohoi se Platini do t’i nënshtrohet gjykimit brenda dhjetorit. I njëjti fat e pret edhe presidentin e FIFA-s Sepp Blatter, që bashkë me Platini u përzien në çështjen e pagesës së dy milionë dollarëve të dhëna në vitin 2011 nga FIFA për ish-yllin e futbollit francez për disa këshilla që i dha FIFA-s rreth dhjetë vite më parë. Të dy këta janë pezulluar për 90 ditë, gjë që e ka ndaluar presidentin e UEFA-s që të kandidojë, për të pasuar Blatter, për zgjedhjet e 26 shkurtit 2016.

Rreziku për kreun e UEFA-s, siç pohon avokati D’Ales, është që të lërë përgjithmonë botën e futbollit. Platini i ka hedhur gjithmonë poshtë akuzat, duke thënë se ka patur një marrëveshje me fjalë me presidentin e FIFA-s , Blatter, për pagesën në fjalë.