KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerri dënon aktet antisemite
Kerri dënon aktet antisemite

Kerri dënon aktet antisemite

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit dhe kërkoi që shtetet të bashkohen në dënimin e akteve anti-zioniste. Kerri e mbajti fjalimin në OKB, ku tha se dukuria e anti-semitizmit nuk kërcënon vetëm hebrejtë por të gjitha fetë dhe ata që besojnë te liria. E vërteta duhet të na bashkojë kundër ekstremizmit të dhunshëm kudo që të shfaqet ai, tha sekretari Kerri. Ai i bëri komentet në përkujtim të së ashtuquajturës “Nata e Kristalte” të vitit 1938 në Gjermaninë naziste kur shteti sponsorizoi shkatërrimin e pronave të hebrejve.