KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerri: ISIS duhet të shuhet deri në fund të vitit
Kerri: ISIS duhet të shuhet deri në fund të vitit

Kerri: ISIS duhet të shuhet deri në fund të vitit

Grupi Shteti Islamik (ISIS) duhet, me shumë seriozitet, të shuhet deri në fund të vitit. Deklarata vjen nga sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, vendi i të cilit drejton koalicionin anti ISIS. “Medoj se deri në fund të vitit 2016, objektivi ynë që konsiston në shuarjen seriozisht të ISIS-it në Irak dhe Siri dhe që përpiqet të ketë një impakt në Mosul dhe Raqa, do të përmbushet”, deklaroi zoti Kerri të enjten para gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik të Davosit. “Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ne po i shkaktojmë shumë dëme ISIS-it. Ata kanë humbur 40 për qind të territorit që kontrollojnë në Irak, 20-30 për qind në total” tha shefi amerikan i diplomacisë.
Xhon Kerri konfirmoi gjithashtu se 24 ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar do të mblidhen në Romë më 2 shkurt për të biseduar mbi strategjinë që po përdoret kundër ISIS-it dhe për të arritur edhe përfshirjen në koalicion të disa vendeve të tjera, emrat e të cilëve ai nuk i përmendi.