KRYEFAQJA » LAJME » Kerri: Ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën!
Kerri: Ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën!

Kerri: Ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën!

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri ka dalë hapur në mbrojtje të qeverisë së Kosovës në përplasjen e saj me opozitën. “Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA­-në, ka mbështetjen tonë dhe të Obamas, dhe ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën”, tha zoti Kerri në përfundim të qëndrimit disa orësh në Prishtinë. Sekretari amerikan i shtetit deklaroi se parlamenti duhet të jetë vendi i debateve e jo i gazit lotsjellës.
Zoti Kerri falenderoi kryeministrin kosovar Isa Mustafa për mikpritjen, që ai e quajti të mrekullueshme, duke përmendur posterët dhe flamujt amerikanë. “Këto gjëra kanë të bëjnë me respektin që keni ndaj shtetit tonë”, tha sekretari amerikan Kerri. Ai kërkoi ndjesë për kohëzgjatjen e shkurt ër t ë vizitës, duke premtuar që do të kthehet përsëri në Kosovë. “Pas vizitës këtu do të shkoj edhe në Beograd, për të folur në lidhjen me dialogun”, tha zoti Kerri. “Në takimin që patëm me Thaçin, Mustafën e Stojanovicin, folëm për ekonominë, sfidat në parlament, por folëm edhe për mundësitë”. Nënshkrimi i MSA­së, sipas Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri, paraqet hap të madh në integrimin e Kosovës dhe ky process po ecën shumë mirë.