KRYEFAQJA » LAJME » Kerri në Prishtinë
john kerry, vizite zyrtare ne kosove te merkuren

Kerri në Prishtinë

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë. Mësohet se vendi i takimeve të tij me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat, Hashim Thaçin e Branimir Stojanoviç, do të jetë Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Pas takimit të sekretarit Kerri dhe kryeministrit Mustafa, është parashikuar të mbahet një konferencë për shtyp.
Zoti Kerri, do të takohet edhe me disa të rinj që janë shkolluar në SHBA si dhe në pjesën e fundit të vizitës së tij do të japë edhe një konferencë për media tha ambasadori amerikan në Prishtinë Delawie. Lidhur me zhvillimet e fundit, ai tha se SHBA-të kanë qëndrim të prerë: nuk e përkrahin dhunën.