KRYEFAQJA » LAJME » Kerri : “Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur”
foto rama kerri

Kerri : “Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur”

Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre, Shqipëria dhe SHBA konfirmuan nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe vullnetin për ta çuar atë më tej. Në këtë jubile, Tiranën e vizitoi për disa orë kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit Xhon Kerri. Në deklarimet e tyre zoti Kerri dhe kryeministri Rama, përzgjodhën fjalët më kuptimplote për t’a konfirmuar.”Ndodhem këtu sepse jemi miq dhe dëshiroj ta theksoj këtë. Jemi aleatë, kemi interesa dhe standarde të përbashkëta” tha zoti Kerri. Ndërkohë deklarimet e tij për ecurinë e Shqipërisë duket se ishin një vlerësim për qeverinë e kryeministrit Rama. “Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre” tha zoti Kerri.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij tha se “Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”. Ai bëri të ditur se në takimin me kreun e DASH, “Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në ekipin teknik të reformës. Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam besim që do t’ja dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por me SHBA në krah e bën të pakthyeshëm këtë sukses” tha zoti Rama për mediat.

Fjala e plotë e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri.

Mirëmëngjes të gjithëve ju dhe faleminderit shumë. Zoti kryeministër është kënaqësi shumë e veçantë. Kam admiruar udhëheqjen tuaj dhe jam vlerësues për të gjithë mikëpritjen këtu në Tiranë dhe jam mirënjohes që keni marrë kohë sëbashku me Bushatin dhe ekipin që të ndani me ne mendimet që përshkruat në fjalimin tuaj.
Presidenti Obama dhe unë dhe populli amerikan jemi mirënjohes për udhëheqjen që ju ofroni që jo vetëm të kujdesen për Shqipërinë por që të rrokni një set të gjerë vlerës që na përcaktojnë ne. Mendoj që kjo është rrënja e një miqësia e të mëdha që ne ndajmë.
Ndodhem këtu sepse ne jemi miq, ne jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta dhe kemi përshkuar një rrugë interesante. Ne përkujtojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike pas një muaji.
Mendoj që mund tju them, ashtu si Lu, më ka thënë që marrëdhëniet tona janë të shëndetshme dhe të ngrohta. Kam dëgjuar mendimet e kryeministrit dhe ai ka hapur mundësi që SHBA dhe Shqipëria të punojnë më shumë me njëra tjetrën.
Ne po punojmë në një kohë të sfidave të stërmëdha globale. Shqipëria i ka kuptuar këto sfida dhe udhëheqësi juaj ka qenë ndihmues në ndihmën ndaj SHBA për të përmbushur testin e kohës sonë, këtë luftë kundër ekstemizmit të dhunshëm. Këtë përpjekje për të shtrembëruar këtë fe të madhe dhe për ta përdorur në shumë raste për qëllime të liga që nuk kanë lidhje me asnjë fe.
Sapo jam kthyer nga Mynihu ku fokusi ka qenë Lindja e Mesme nevoja aty dhe lufta për tu përballur me dhe për të mposhtur grupin terrorist Daesh. Për këtë ka pasur shumë diskutimi për ndikimin që sjellë kjo luftë ndërsa ajo zhvillohet në Siri dhe ndikimi që sjell me migracionin. Dimë që mposhtja e Daesh-it nuk ka për të ndodhur thjesht për shkak të asaj që një vend i vetëm mund të bëjë. Kjo do të kërkojë një koalicion të gjerë dhe ne e kemi ndërtuar një koalicion të tillë.
Shqipëria, jam krenar të them që është anëtare e këtij koalicioni. Shqipëria ka qenë aty e gatshme që nga fillimi. Ajo po qëndron bashkë me ne në Irak, Afganistan dhe në luftën për të mënjanuar ekstremet e dhunshme. Është e rëndësishme për në që të ndërtojmë shoqëri dhe komunitete që mund të mos biesh dakord me të tjerët, por ke tolerancën për këndvështrimet e tyre.
Shqipëria nuk është thjesht një mike dhe jo thjesht një vend që ka treguar dashurinë në mënyra të veçanta, por është një vend anëtare e NATO dhe kjo sjell përgjegjësi.
Gjatë takimit të sotëm,  kryeministri, ministri i Jashtëm dhe unë shqyrtuam përparimin dhe hapat që Shqipëria ka bërë për të ndërmarrë përgjegjësitë në këtë aleancë dhe për të bërë gjera që ajo dëshiron të bëjë për tu integruar më tej në institucionet euro-atlantike.
Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me këtë fakt. Shqipëria është duke lëvizur në rrugën e duhur. Jam besimplotë që me ndërgjegjësimin që është përqafuar përsa i përket legjislacionit që ka lidhje me luftën ndaj korrupsionit.
Jam i inkurajuar që reformat tuaja kanë marrë udhë. Më ka bërë përshtypje miratimi i legjislacionit që pengon kalimin e kriminelëve në sistemin politik.
Kjo është domethënese përsa i përket rrugës që Shqipëria ka ndërmarrë. Jam i i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi që është duke u shqyrtuar për të përmirësuar gjyqësorin dhe për të lejuar një goditje kundër korrupsionit.
Dëshiroj të theksoj se kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndëmarrë. Ata po punojnë fort dhe janë të përkushtuar për luftën dhe për një qeverisje më llogaridhanëse, kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari.
SHBA janë të gatshme dhe unë jam këtu që ta konfirmoj këtë në emër të presidentit Obama. Ne jemi me ju, në këtë transformim dhe në këtë rrugëtim. Por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet dhe të ngulmojnë për zbatimin e tyre dhe këtë e di nga përvoja personale dhe e kam ndarë me kryeministrin si një prokur i ri në Masacuset në SHBA. E di që është e vështirë që të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre duke u përfshirë me një formë të aktivitetit korruptiv dhe jam i bindur që kryeministri dhe qeveria është e angazhuar për një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë është ajo që ta çojë atë në një partneritet të plotë me Europën dhe Botën drejt begatisë dhe mundësive më të mira për shqiptarët.
Populli i këtij vendi e di shumë mirë dhe dëshiron të jetojë në një vend ku duhet të sundojë ligji. Gjykatësi dhe prokurori ti përmbahen rregullave si të gjithë të tjerët, pavarësisht se cila pale i përket.
Shqipëria ka bërë përparime në çerek shekullin e shkuar. Është një punë e madhe. Nuk është e lehtë të bësh një demorkaci të fortë. Eshtë puna e shumë dhjetëvjeçarëve. Puna nuk përfundon kurrë. Edhe ne kemi sfida dhe jemi duke punuar. Por duhet punuar në mënyrë të bashkërenduar.
Shqipëria ka bërë përparim, nuk ka asnjë mëdyshje. Shqipëria mbështetet nga populli i SHBA dhe qeveria jonë.
Kam shumë miq që janë pasardhës shqiptarë në SHBA dhe gjithmonë më kanë thënë që duhet të shkosh në Shqipëri ta vizitosh. Më vjen keq që ka qenë një vizitë kaq kohë shkurtër, më duhet të rikthehem, do ta bëj këtë, por ju premtoj që SHBA dhe Shqipëria do të rriten dhe do të përforcojnë këtë marrëdhënie të veçantë që kemi sot. Ju falenderoj zoti kryeministër për këtë mikëpritje time të parë dhe të ngrohtë!

Fjala e plote e kryeministrit Edi Rama.

Kjo vizitë nis më së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Në prill të vitit të kaluar njohën një marrëdhënie të re, nëpërmjet dokumentit të partneritetit. Ky dokument ka përcaktuar piketat për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në 10-vjeçarin e ardhshëm ne siguri energjitikë dhe ekonomi. Ne ndajmë me Kerry-n se zhvillimi i mëtejshëm i partenritetit strategjik do të luajë një rol kyç në rritjen e sigurisë së Europës së sidave.
Shqiptarët do ti jenë mirënjohes SHBA, pa SHBA në krah gjatë këtyre 25 viteve as Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të ishin më të respektuar.
Pa mbështetjen dhe këshillat e çmuara të SHBA, Shqipëria nuk do të kishte bërë këto 2 vjet progres në reformat. Ishte kënaqësi që ta njihja Kerryn për rezultatet e reformave.
Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi.
Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi, reformë kyçe. U jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah për krah me europianët dhe ekspertët tanë në aspektin teknik të reformës
Objektivi është se marsi të jetë muaji për votimin në kuvend të ndryshimeve kushtetuese.
Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë e nevojshme.
E informova sekretarin për masat që ka marrë Shqipëria për luftën kunder ekstremizmit të dhunshëm si dhe bashkëpunimin rajonal.
Pata kënaqësinë të ndaj progresin që kemi bërë lidhur me idenë tonë të programit shkollor për njohjen e fesë. Ky progrom do të sjellë progres në luftën kundër ekstremizmit.
Biseduam për zhvillimin ekonomik. Kemi konstatuar rritjen e kompanive ekonomike amerikane në vend.
Jemi teje të kënaqur që Mali i Zi është thirrur në NATO shpresojme shumë edhe për Maqedoninë.
Kosova dhe Sërbia do të vazhdojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve. Nuk është një dialog i lehtë.
Ne do të intesifikojmë bashkëpunimin me SHBA jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.
Kosova do të ketë mbështetjen e dy aleatëve, Shqipërisë dhe SHBA.
Shumë faleminderit zotit Sekretarit të Shtetit dhe presidentit Obama për angazhimin dhe kontributin aktiv për paqen e stabilitetin në këtë kënd të Europës por dhe për mbështetjen dashamirëse për Shqipërinë dhe shqiptarët!