KRYEFAQJA » LAJME » Kerri premton përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Kerri premton përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kerri premton përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kryediplomati amerikan, Xhon Kerri, i ka shkruar zv/kryeministrit Hashim Thaçi, duke mbështetur kërkesen e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe duke kundërshtuar përpjekjet serbe për ta paraqitur Kosovën si shtet radikal islamik. Sekretari i Departamentit të Shtetit Kerry, në letrën dërguar zotit Thaçi premton përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO duke thënë se ky hap forcon demokracinë sovrane dhe multietnike të Kosovës. Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për te luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe kjo e bën pjesëmarrjen e Kosovës në UNESCO edhe më të rëndësishme, sepse UNESCO mbledh anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm” thuhet në letër. Kerri shton se SHBA si partner i palëkundshëm dhe mik i Kosovës, do të punojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO.