KRYEFAQJA » LAJME » Kerri takohet me Bashën
Kerri takohet me Bashën

Kerri takohet me Bashën

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie. Pas takimit zoti Basha tha se i kishte shprehur “Falenderimet më të përzemërta për sekretarin Kerry, për SHBA-ne, për administratën e Presidentit Obama dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhëne dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.  I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike do të jetë në krye të përpjekjeve dhe të ruajtjes së standarteve euro-atlantike të demokracisë e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.
Ashtu si në qeverisje edhe në opozitë, PD mbetet e përkushtuar ndaj këtyre vlerave jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i procesit të dekrimnalizimit, proces kyc ky për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithëanshme të SHBA-së”, tha zoti Basha. Sipas tij “Të tjera sfida të mëdha që e presin Shqipërinë janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit si parakusht i ecjes së Shqipërisë përpara drejt integrimit europian, si një kusht i forcimit të kapaciteteve të Shqipërisë për të ecuar përpara, e denjë, si një aleate e vërtete e SHBA-së, që jo vetëm konsumon, por dhe kontribuon në sfida të përbashkëta kundër ekstremizmit, kundër terrorizmit, por në radhe të parë duke forcuar demokracinë e brendshme që është investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen eropiane dhe Euro-Atlantike të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit”. “Në këtë kontekst ecim përpara me reforma të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, standartet, normat e pranuara bashkarisht, siç janë ato të Komisionit të Venecias si dhe çështja kyç, ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përparë” bëri të ditur kreu i opozitës përmbajtjen nga takimi me kreun e DASH Xhon Kerri.