KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerri takohet me princin Al – Nahajan
Kerri takohet me princin Al – Nahajan

Kerri takohet me princin Al – Nahajan

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri u takua në Abu Dabi me princin e kurorës dhe njëherësh ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Al-Nahajan, me të cilin bisedoi për luftën kundër terrorizmit. Sekretari Kerri vizitoi edhe xhaminë e madhe Sheik Zajed, i shoqëruar nga princi. Kerri u shpreh në Abu Dabi se ekziston një front i bashkuar kundër Shtetit Islamik dhe se ai është absolutisht i bindur që militantët do të mposhten. Terroristët që kryen sulmet në Francë, Liban dhe Egjipt ishin të frymëzuar nga ajo që luftëtarët e këtij grupi po bëjnë në Irak dhe Siri, shtoi Kerri.