KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerri u shpreh se është arritur një marrëveshje e përkohshme mbi armëpushimin në Siri

Kerri u shpreh se është arritur një marrëveshje e përkohshme mbi armëpushimin në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri u shpreh të dielën se është arritur një marrëveshje e përkohshme mbi armëpushimin në Siri, e cila do të filloje të zbatohet në ditët e ardhshme. Gjatë vizitës në Jordani, sekretari amerikan i shtetit bëri të ditur se kishte folur në telefon me homologun rus Sergei Lavrov për të diskutuar kushtet e armepushimit dhe të dy zyrtarët do të flisnin me palet në konflikt. “Kjo është një zgjidhje e pranueshme për të gjithë”, tha Kerri, i cili nuk pranoi të jepte detajet e marrëveshjet sepse palët duhet të konsultoheshin. Ai gjithashu theksoi se shpresonte që Presidenti Barak Obama dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të bisedonin se shpejti dhe pas kësaj do të filloje zbatimi i marreveshjes.