KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerry: Dalja e Britanisë nga BE, mund të mos realizohet ndonjëherë
John-Kerry-643838

Kerry: Dalja e Britanisë nga BE, mund të mos realizohet ndonjëherë

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri u shpreh dje se rezultati i referendumit britanik për të dalë nga Bashkimi Europian mund të mos zbatohet kurrë dhe se Londra nuk nxiton të lërë bllokun. Një dite pas takimit me kryeministrin britanik Kameron, Sekretari amerikan i Shtetit tha se lideri britanik ndihet i pafuqishëm për të negociuar një ndarje të cilën ai nuk e do. Sipas tij, këtë nuk e duan as personat të cilët votuan për të dalë nga blloku. “Ky është një divorc shumë i komplikuar”, tha Kerri gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Aspen. I pyetur nëse kjo do të thoshte se vendimi për Brexit mund të tërhiqej dhe nëse po, në ç’mënyrë mund të bëhet një gjë e tillë, Kerry u përgjigj: “Mendoj se ka një numër mënyrash”. Washingtoni gjithmonë ka mbështetur një rol të fuqishëm të Britanisë në projektin europian. Pas referendumit të javës së shkuar, autoritetet amerikane po bëjnë thirrje për një debat të qetë që do të mundësojë vijimin e një bashkëpunimi të ngushtë mes Britanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.