KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerry : Siria, vatra më e madhe e terroristëve në botë
john-kerry

Kerry : Siria, vatra më e madhe e terroristëve në botë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka dënuar atë që e cilësoi “kërdinë e pabesueshme” në sulmin e Nisës, ndërsa ka thënë se Siria momentalisht është streha më e madhe në botë për terroristët. Kerry e ka bërë këtë deklaratë ndërsa po bisedonte me homologun rus, Sergei Lavrov. Kerry gjithashtu ka thënë se bisedimet e një dite më parë me presidentin rus, Vladimir Putin kanë qenë serioze dhe produktive. Ndërkaq zëdhënësi i Putinit në Moskë, Dmitry Peskov ka thënë se Kerry dhe presidenti rus nuk kanë biseduar për operacione të drejtpërdrejta ushtarake në Siri. Nga ana e tij, Lavrov ka thënë se është e nevojshme që “të vazhdojmë bisedimet e nisura dje”, duke shtuar se takimi Kerry-Putin ka qenë i dobishëm.