KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerry-Putin kërkojnë bashkëpunimin për Sirinë
kerry-putin-exlarge

Kerry-Putin kërkojnë bashkëpunimin për Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është munduar të arrijë një marrëveshje të re me Rusinë rreth bashkëpunimit ushtarak në Siri, duke u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin për bisedime me qëllim që konfliktit 5-vjeçar t’i jepet fund. Kerry ka arritur mbrëmë në kryeqytetin rus dhe menjëherë është takuar me liderin rus. Ai do të bisedojë edhe me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Gjatë takimit tre orësh me Putin, Kerry ka shprehur shqetësimin për shkeljet e shpeshta të armëpushimit nga regjimi sirian. Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, të dy zyrtarët kanë diskutuar nevojën për të rritur presionin ndaj grupeve si Shteti Islamik dhe dega e Al Kaidës në Siri, Jabhat al Nusra. Siopas tij Kerry i ka thënë Putinit se përpjekjet diplomatike nuk mund të vazhdojnë në pafundësi në mungesë të hapave konkret. Pak para takimit, Putin ka thënë se biseda e tij e fundit me presidentin amerikan, Barak Obama e ka bindur atë se të dy palët janë të sinqerta në përpjekjet për të gjetur zgjidhje në Siri. Kerry ka thënë se Obama mendon që bisedime e fundit telefonike me Putin ka qenë “konstruktive”.