KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bombardimet në Siri, SHBA bashkëpunon me Rusinë
Kerri bisedime në Gjenevë për Sirinë

Bombardimet në Siri, SHBA bashkëpunon me Rusinë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po punojnë së bashku për një mekanizëm, për t’u siguruar se çdo bombardim në Siri ka për qëllim vetëm grupet e njohura si terroriste. Kerry e bëri deklaratën pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Uashington. “Ne do t’i hetojmë të gjitha shkeljet e pretenduara të armëpushimit dhe do të punojmë më shumë që të ndërtojmë një strukturë, e cila do të na ndihmojë në misionet e Frontit Al-Nusra e lidhur me Al Kaeden dhe kundër shtetit islamik”, tha Kerry. Këto dy grupe terroriste nuk janë pjesë e marrëveshjes për armëpushim, të arritur ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Kerri tha se i mirëpret lajmet se ndihmat për mijëra persona të bllokuar në Siri kanë nisur të mbërrijnë. Duke komentuar zërat se një pjesë e ndihmave është e penguar ose vjedhur nga forcat e regjimit të Asadit, u shpreh “Nëse është e mundur të paktën provoni të jeni të moralshëm.