KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kerry: Zgjidhje diplomatike për detin e Kinës Jugore

Kerry: Zgjidhje diplomatike për detin e Kinës Jugore

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kërkoi një zgjidhje diplomatike mbi mosmarrëveshjet në detin e Kinës Jugore, që është një çështje tensioni mes Pekinit dhe Uashingtonit që dominon prej dy ditësh bisedimet strategjike dhe ekonomike mes dy fuqive botërore. “Ne i kërkojmë të gjitha kombeve të gjejnë një zgjidhje diplomatike që hyn në normat ndërkombëtare dhe respekton ligjin”, deklaroi Kerry përballë presidentit kinez, Xi Jinping në hapje të Dialogut të 8-të Strategjik dhe Ekonomik të përvitshëm mes SHBA-së dhe Kinës.