KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KESH garanton furnizimin me energji
KESH garanton furnizimin me energji

KESH garanton furnizimin me energji

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare garanton furnizimin e popullatës me energji elektrike. Në një intervistë për TVSH, administratori i KESH Agron Hetoja tha se rezerva aktuale e energjisë e kombinuar me rreshjet e pritshme të periudhës së dimrit garantojnë furnizim pa probleme. Aktualisht niveli i ujit në HEC-in e Fierzës, më i madhi në vend, ështe 283.5 metra nga 296 metra që është kufiri maksimali i lejuar dhe prurjet jane optimale. Për shkak të rrezikut nga përmbytjet që sjellin rreshjet e dimrit, KESH ka ngritur një grup pune i cili ka përfunduar testet e sigurisë së veprave.
Zoti Hetoja thotë se koorporata ka përmirësuar ndjeshëm treguesit financiar. Nëse deri tre vite më parë energjia ishte kërcënim serioz për buxhetin e shtetit, tani ky rrezik nuk ekziston. Ky është njëri prej viteve më të mbara energjetike pasi prodhuesi shteteror ka siguruar të ardhura të larta edhe nga eksporti i energjisë.