KRYEFAQJA » LAJME » KESH rrit prodhimin dhe ul importin
Shtohen rreshjet, KESH rrit kuotat e prodhimit

KESH rrit prodhimin dhe ul importin

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare po ndjek në vazhdimësi situatën në HEC-et të Kaskadës së Drinit për të menaxhuar në menyre optimale prurjet për prodhimin e energjisë dhe për të ulur rrezikun nga përmbytjet. Shirat e 24 orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm rezervën energjitike në kaskadë, duke ulur importin e energjisë. KESH lajmëron se ka arritur të reduktojë me rreth 75 përqind importin e energjisë elektrike, të kërkuar nga OSHEE për të siguruar furnizimin e konsumatoreve tarifore. Aktualisht, KESH po prodhon për plotësimin e nevojave të konsumatorëve vendas dhe për të optimizuar bilancin energjetik mes tij dhe KEK në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të shkëmbimit. Të dhënat e KESH, tregojnë se niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës është 277.89 (1.4 m më i larte se 24 orë më parë). Edhe në Koman niveli i ujit është rritur me 1.8m krahasuar me një ditë më parë, ndërkohë që në  Vaun e Dejës niveli i ujit është 75.02 m dhe prurjet anësore janë rreth 440 m3/sec.