KRYEFAQJA » LAJME » Këshilli Bashkiak,maxhoranca miraton taksat, opozita kundërshton
Këshilli Bashkiak,maxhoranca miraton taksat, opozita kundërshton

Këshilli Bashkiak,maxhoranca miraton taksat, opozita kundërshton

Opozita shqiptare po radikalizon më tej qëndrimin e saj. Pas vendosjes së marrëdhënieve të kushtëzuara të deputetëve të saj me parlamentin, të njëjtin hap po hedhin këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës. Kjo u lajmërua nga kreu i këshilltarëve demokratë Alfred Olli, pas maxhoranca miratoi me shpejtësi disa vendime midis tyre edhe ai për taksat lokale. “Jemi në kushtet e një paligjshmërie absolute, do rishikojmë seriozisht marrëdhëniet tona me këshillin bashkiak, s’do lejojmë të nëpërkëmbemi si përfaqësues të popullit” tha zoti Olli. Sipas tij ky është një vendim “për të shmangur ashtu si edhe në 30 dhjetor transparencën dhe përballjen reale me përfaqësues të bizneseve”. Vendimi mbi taksat parashikon disa ndryshime, por jo të gjitha janë mirëpritur nga tregëtarët. Disa prej tyre kanë tentuar të hyjnë në mbledhje, por nuk janë lejuar.