KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi forcimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi forcimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, miratoi njëzeri një rezolutë për zgjatjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Votimi në New York ishte kundërpërgjigje ndaj provave me raketa të Pjongjangut, gjatë dy muajve të fundit. Kufizimet e reja përfshijnë inspektime të detyrueshme të të gjitha mallrave që hyjnë dhe dalin nga Korea e Veriut dhe ndalesën ndaj të gjitha shitjeve të armëve të lehta për në këtë vend. Po ashtu, individë dhe organizata janë shtuar në listën e zezë. Këto janë disa prej masave më të rrepta ndaj Koresë së Veriut në dy dhjetëvjecare. Por Ministria e mbrojtjes së Koresë se Jugut thotë se Koreja e Veriut ka lëshuar në shenjë sfidë disa predha në det, pak orë pasi Kombet e Bashkuara miratuan sanksionet.