KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jon-un: Koreja e Veriut ka kapacitet të sulmojë SHBA-të
kim

Kim Jon-un: Koreja e Veriut ka kapacitet të sulmojë SHBA-të

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka thënë se provat e fundit raketore të Phenianit tregojnë se ky vend ka kapacitete të sigurta për të sulmuar interesat e Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut ka testuar të mërkurën dy raketa të njohura ndërkombëtarisht si Musudan. SHBA dhe Koreja e Jugut kanë thënë se testi i parë ka dështuar, ndërsa raketa e dytë ka udhëtuar rreth 400 kilometra dhe ka arritur lartësinë prej 1,000 kilometrash. Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se provat “janë shkelje e qëllimshme dhe shumë e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare të Koresë së Veriut”. Rezolutat ekzistuese të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të përdorë teknologji të raketave balistike.