KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kim Jong Un,kemi prodhuar koka raketash nukleare në miniaturë

Kim Jong Un,kemi prodhuar koka raketash nukleare në miniaturë

Lideri koreanoverior Kim Jong Un ka bërë të ditur se vendi i tij ka arritur të prodhoje koka raketash nukleare në miniature të cilat mund të standartizohen për t’u montuar me raketa balistike. Sipas liderit koreano verior, ky mund të quhet një sukses bërthamor.

Ditët e fundit Peniani ka kërcënuar se do të kryejë sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut dhe SHBA-ve, pasi dy vendet aleate filluan stërvitjen e përbashkët vjetore. Javën e shkuar, Kim urdhëroi vendin e tij të ishte gati të përdorte armë nukleare në cdo kohë kundër kërcënimeve që vinin nga armiqtë. Në 6 janar, Korea e Veriut kreu testin e katër nuklear për të cilin pretendoi se ishte i sukseshëm, megjithëse ky sukses u mohua nga ekspertët e Koresë së Jugut dhe ata amerikane. Këshilli i sigurimit të OKB-së ka vendosur sanksione të ashpra ndaj vendit komunist për këtë provë nukleare, dhe Peniani ka zgjedhur të përdore retorike luftarake përmes medias shtetërore të Koresë së Veriut.