KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina ekspozon avionët e shumëpritur luftarak “Çengdu J-20”
Kina ekspozon avionët e shumëpritur luftarak “Çengdu J-20”

Kina ekspozon avionët e shumëpritur luftarak “Çengdu J-20”

Avioni luftarak “Çengdu J-20”, i cili është i pakapshëm nga radarët, është prezantuar për herë të parë në Kinë. Prezantimi i këtij avioni të ri të ushtrisë kineze u bë gjatë inaugurimit të një parade të aviacionit në qytetin e Zhuhait, në Kinën Jugore, me pjesëmarrjen e prodhuesve të industrisë së mbrojtjes së Kinës dhe klientëve potencialë. Zhvillimi i këtij avioni, tregon ambiciet e Pekinit për t’u bërë konkurues me industrinë Perëndimore të armatimit dhe pritet që tregu kinez i aviacionit të zgjerohet më shumë se ai amerikan gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Dy avionët luftarakë J-20 parakaluan për 60 sekonda në ceremoninë e hapjes së paradës se aviacionit.