KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina festoi sot 67-vjetorin e republikës popullore
kina-festoi-sot-67-vjetorin-e-republikes-popullore

Kina festoi sot 67-vjetorin e republikës popullore

Një ceremoni madhështore e ngritjes së flamurit u zhvillua në sheshin Tian’anmen në Pekin, për të festuar 67-vjetorin e Republikës Popullore Kineze. Më shumë se 100.000 persona nga mbarë Kina u mblodhën në sheshin e kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit për të ndjekur ceremoninë. Shumë prej tyre valëviten flamujt kinezë. Më shumë se 2.000 përfaqësues nga Rajoni Special Administrativ i Hong Kongut, minoritetet etnike dhe studentë u ftuan ta ndiqnin ceremoninë, nga një zonë e veçantë shikimi. 36 ushtarë parakaluan në formacion teksa mbanin në dorë flamurin kombëtar, para se ai të ngrihej nën tingujt e himnit kombëtar kinez.