KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina hedh në orbitë anijen kozmike Shenzhou-11
Kina hedh në orbitë anijen kozmike Shenzhou-11

Kina hedh në orbitë anijen kozmike Shenzhou-11

Kina nisi misionin më të gjatë në hapësirë. Ajo ka dërguar në orbitë anijen kozmike Shenzhou-11, e cila do të bashkohet me laboratorin Tiangong 2 me dy astronautë në bord. Misioni do të zgjasë 30 ditë dhe do të kryhen eksperimente të ndryshme të cilat do të vlejnë për studimet e mëtejshme në mjekësi,biologji,fizikë. Presidenti Jinping ka përshëndetur fillimin e aksionit hapsinor. Pushtimi i hapsirës i drejtuar nga ushtria është konsideruar nga Kina një simbol i fuqisë së Partisë Komuniste. Pekini ka investuar miliarda dollarë në programet hapsinore për të rimmarë nën kontroll vonesën e Europës dhe SHBA. Para një muaji u dha lajmi se moduli Tiangong do të hidhet për të zbuluar sa më shumë të reja rreth planetit. Kinezët ëndërrojnë të dërgojnë njeriun e tyre në Hënë dhe të lëshojnë një sondë hapsinore në Mars rreth vitit 2020.