KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kina përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore me një paradë masive
Kina përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore me një paradë masive

Kina përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore me një paradë masive

Kina shënoi të enjten kapitullimin e Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Azi me një paradë masive ushtarake në Sheshin Tienanmen të Pekinit. Presidenti Xi Zhinping tha se “populli kinez luftoi fuqishëm dhe e mundi agresionin e Japonisë”. Ai lajmëroi njëherësh se Ushtria Çlirimtare e Popullit do të pakësohet me 300.000 veta, por nuk dha afat kohor. Presidenti e dha lajmin nga i njëjti vend ku më 1 tetor 1949 kryetari Mao Ce Dun shpalli Kinën Republike Popullore. Ushtria kineze është aktualisht më e madhja në botë, me 2.3 milionë pjesëtarë. Në paradë morën pjesë 12 mijë ushtarë, 500 automjete dhe 200 aeroplanë e helikoptere. Në paradë morën pjesë edhe 1000 ushtarë të huaj, më së shumti rusë, serbë, por edhe nga Egjipti e Venezuela. Kina ka disa mosmarrëveshje territoriale me fqinjët në Detin e Kinës Jugore, si dhe me Japoninë në Detin e Kinës Lindore. Ceremonia me festime përkujtimore në Pekin është shmangur nga Japonia dhe vendet perëndimore.