KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, bien ritmet e prodhimit
Kinë, bien ritmet e prodhimit

Kinë, bien ritmet e prodhimit

Kina raportoi për nivelin më të ulët të zhvillimit të saj ekonomik që nga fillimi i krizës globale në vitin 2009. Zyra shtetërore e statistikave lajmëroi se Prodhimi i brendshëm bruto në periudhën korrik-shtator shënoi rritje me vetëm 6.9%, nje shifer kjo e pakënaqshme krahasuar me mesataren prej afro 9% të viteve të fundit. Rënia e tregtisë së jashtme të Kinës dhe rënia në sektorin e prodhimit kanë shtuar shqetësimet për rritjen e papunësisë dhe trazirave sociale. Raportet nga Pekini thonë se ekziston një frikë e përgjithshme për ekonominë botërore nëse zhvillimi ekonomik i Kinës vazhdon të shënojë rënie. Kina aktualisht konsiderohet si ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikes.