KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, dhjetëra të vdekur nga stuhitë
chinatornado

Kinë, dhjetëra të vdekur nga stuhitë

Në pjesën lindore të Kinës nga një stuhi e fuqishme, 98 persona kanë humbur jetën ndërsa janë plagosur qindra të tjerë. Janë dëmtuar linjat e rrymës elektrike, janë përmbysur makinat dhe janë shkatërruar kulmet e shtëpive dhe të bizneseve. Kjo stuhi, së bashku me tornadon, goditi dje rajonin afër qytetit Jançeng, që është në veri të Shangajit. Agjencitë kineze të lajmeve raportuan se erërat kishin arritur shpejtësinë prej 78 milash në orë.