KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, ndërtohet autobuzi që vozit mbi trafik (foto galeri)
TEB Bus, risi, lajme teknologji, kine, autobuz mbi trafik

Kinë, ndërtohet autobuzi që vozit mbi trafik (foto galeri)

Në muajin maj të këtij viti, në Kinë u propozua një model autobizi, i cili vozit mbi makinat e ngecura në trafik. Shumë kritikë menduas se kjo ide do të ngelte thjesht në letër dhe “Autobuzi i ngritur” nuk do të ndërtohej kurrë. Por vetëm pak ditë më parë, autobuzi i ngritur mbi makina, ka bërë xhirot e para të provës në Kinguangdao, Hebei!

Ideja për një mjet transporti të tillë, u propozua në edicionin e 19-të të Panairit High-Tech Expo të Pekinit në muajin maj. Edhe pse nuk ishtë asgjë veçse një model i në miniaturë, zhvilluesit e projektit thanë se mund të kishin një autobuz gati në muajin Gusht. Dhe duke I qëndruar besnikë fjalës së tyre, “Autobuzi I ngritur” doli në rrugë ditën e djeshme. U testua për një distance relativisht të shkurtër, prej 300 metrash, por vetë fakti që produkti ishte gati dhe doli për testim, mjaftoi për të krijuar entuziazëm në qytet e më gjërë.

Zhvilluesit e projektit thonë se do të duhet rreth një vit për të përfunduar komplet punën. Dhe kësaj rradhe, të gjithë janë optimistë.

Shfletoni galerinë për të parë së si duket dhe si funksionin “Autobuzi i ngritur”.

 

Para Mbrapa
transit-elevated-bus-first-test-ride-qinhuangdao-china-1
transit-elevated-bus-first-test-ride-qinhuangdao-china-3
transit-elevated-bus-first-test-ride-qinhuangdao-china-4
transit-elevated-bus-first-test-ride-qinhuangdao-china-5
elevated-bus-beijing-china-1b

 

 

 

Para Mbrapa