KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë, përmbytjet shkaktojnë vdekjen e 66 personave
kine, permbytje

Kinë, përmbytjet shkaktojnë vdekjen e 66 personave

Të paktën 66 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi shira të rrëmbyer shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në jug dhe juglindje të vendit, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, HSINHUA. Rreth 100 mijë persona u zhvendosën nga zonat e prekura për arsye sigurie. Nga shirat e dendura të shoqëruar me vërshime lumenjsh u shembën 5 200 shtëpi, ndërkohë që 74 000 të tjera janë dëmtuar rëndë, lajmëron ministria kineze e Çështjeve Civile. Humbjet ekonomike nga këto permbytje vlerësohen në mbi 800 milionë dollarë.