KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë: Rrëshqet dheu nga shirat, 40 të humbur
Kinë: Rrëshqet dheu nga shirat, 40 të humbur

Kinë: Rrëshqet dheu nga shirat, 40 të humbur

Rreth 40 persona janë shpallur të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu ka zënë disa ndërtesa në të cilat jetonin punëtorë dhe nëpunës të një shoqërie minerare në Shanjang, në provincën kineze Shanksi.

Kjo zonë është goditur për ditë me radhë nga shira të rrëmbyeshëm që po pengojnë operacionet e ndihmës së shpejtë, bënë të ditur mediat kineze. Ndërtesat e goditura u përkisnin shoqërisë Vuzhu Mining.