KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë-SHBA: Marrëveshja për Klimën
EPA/WANG ZHAO
EPA/WANG ZHAO

Kinë-SHBA: Marrëveshja për Klimën

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilat së bashku janë përgjegjëse për emëtimin e 40% të dioksidit të karbonit në botë, ratifikuan marrëveshjen e klimës që u arrit në dhjetor të vitit të kaluar në Paris. Rafitikimi erdhi para mbajtjes së samitit të 11 të G20-es, ku përveç ekonomisë dhe politikës liderët e 20 vendeve më të zhvilluara të botës do të diskutojnë edhe mjedisin. Ekspertët janë shprehur se kjo lëvizje ka për qëllim të nxisë edhe vendet e tjera për ta miratuar marrëveshjen në legjislaturat respektive. Marrëveshja e Parisit është ratifikuar deri tani nga 25 shtete, por nuk do të hyje në fuqi deri sa ky numër të arrije në 55. Duke folur nga Kina ku ndodhet për samitin e G20, Presidenti Obama theksoi se qeveria kineze dhe ajo amerikane po udhëheqin në këtë drejtim nëpërmjet shembujve konkretë. Marrëveshja e Parisit është firmosur nga 179 shtete, por ende shumë prej tyre nuk kanë ndërmarrë hapin final, atë të rafifikimit. Marrëveshja ka për qëllim që ta mbaje nivelin e rritjes mesatare të temperaturës globale nën nivelin 2 grade celcius në krahasim me peridhën para industriale.