KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kinë: Shpërthen ndërtesa, 14 të vdekur dhe 147 të plagosur
Kinë: Shpërthen ndërtesa, 14 të vdekur dhe 147 të plagosur

Kinë: Shpërthen ndërtesa, 14 të vdekur dhe 147 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 147 janë plagosur në shpërthimin e një ndërtese parafabrikate në veri-lindje të Kinës. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Xinhua (Kina e Re).

Shpërthimi ka ndodhur dje pasdite në qytetin Xinmin në provincën Shanxi, duke dëmtuar disa ndërtesa ndër të clat edhe një spital lokal.

Shpërthimi duket se është shkaktuar nga lëndë plasëse të magazinuara në mënyrë të paligjshme dhe policia ka arrestuar pronarin e ndërtesës, ndërkohë që skuadrat e ndihmës së shpejtë gërmojnë nëpër gërmadha.