KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kinemaja e Kiarostamit dhe çensura në art

Kinemaja e Kiarostamit dhe çensura në art

Të hysh në botën e filmave të regjisorit të njohur iranian Abbas Kiarostami është pak e komplikuar sepse sa më shumë mësohemi me kinemanë fast food të Hollivudit aq më të vështirë e kemi të kuptojmë kinemanë ndryshe. Dhe kinemaja e regjisorit që e bëri botën iraniane të njohur përtej kufijve dhe politikave të ngurta të Teheranit post revolucion ka krijuar një shkollë autentike të kinemasë së cilës në edicionin e 14-të të Tirana International Film Festival i është kushtuar programi Homage to Kiarostami. I quajtur ndryshe edhe poeti i kinemasë Kiarostami bashkë me retrospektivën e filmave të tij në Tiranë ka nxitur edhe kritikët të flasin për vetminë, çensurën dhe kreativitietin në filmat e tij.

Regjisori i filmave si “Shija e qershisë” , The report, apo “the wind will carry us” njihet për gjuhën e fortë shprehëse dhe evidentimin e realiteteve psikologjike ngërthyer me identitete të lëna në hije dhe kinemaja e vetmisë lind prej vetmisë së tij personale. Programi i veçantë Homage në TIFF është kuruar nga kritikët Mehdi Abdollazadeh dhe Blerina Hankollari.