KRYEFAQJA » LAJME » Bota » King, britaniku i parë në KE pas BREXIT
julianking

King, britaniku i parë në KE pas BREXIT

Shefi i Komisionit Evropian, Jean Calude Juncker, ka thënë se ai dëshiron që Julian King të shërbejë si Komisioner për Siguri në Bruksel. Ky është nominimi i parë i një britaniku në një post të rëndësishëm në Bashkimin Evropian pas referendimit të 23 qershorit kur britanikët vendosen për largimin e shtetit të tyre nga blloku evropian. “Presidenti Juncker ka njoftuar për qëllimin e tij që portofolion e sigurisë në bllok t’ia japë Sir Julian King”, thuhet në deklaratën e KE-së. Nominimi i King tani shkon në Parlamentin Evropian për miratim.