KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kisha Orthodhokse Autoqefale përuron një HEC në Librazhd
Kisha Orthodhokse Autoqefale përuron një HEC në Librazhd

Kisha Orthodhokse Autoqefale përuron një HEC në Librazhd

Sistemit elektroenergjitik shqiptar i është shtuar një vepër tjetër energjitike. Eshte fjala për hidrocentrali Rapuni 3&4 në zonën e Librazhit. Por ajo çfarë e bën më interesante këtë përurim është se kompleksi energjitik është vepër e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. HEC-i Rapuni 3&4, është ndërtuar në përputhje me strategjinë e qeverisë shqiptare për sektorin energjitik dhe në përputhje të plotë me zhvillimin rajonal, bëhet e ditur në njoftimin e kishës. Prodhimi vjetor i tij do të jetë 43 gwh. Leja për ndërtimin e këtij HEC- është dhënë nga qeveria Berisha që në vitin 2009. Zona e Librazhit ka qenë ndër më të fokusuarat për koncesionet e hidrocentraleve. Atje numërohen mbi 87 leje për HEC-e nga të cilat 47 në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Këto të dhëna janë bërë shpesh edhe argumenta të polemikave mes palëve politike. Në varësi nga qenia në pushtet, ato kanë paralajmëruar mbështetje për ndërtimin e tyre, por edhe anullimin e disa projekteve. Banorët e këtyre zonave shpesh janë ankuar se lejet e ndërtimit të HEC-eve  janë dhënë pa patur parasysh ndikimin e tyre në mjedis.