KRYEFAQJA » LAJME » Kjo pajisje diagnostikon malarien në 5 sekonda
lajme teknologji

Kjo pajisje diagnostikon malarien në 5 sekonda

Edhe pse është sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 438, 000 njerëz kanë ndërruar jetë nga malaria në vitin 2015, kryesisht në zonën nën-Sahariane të Afrikës.  

John Levandovski, doktorant në inxhinjeri mekanikë në MIT, tha se diagnostikimi i shpejtë i sëmundjes është shumë kritik. “Diagnostikimi i hershëm është i rëndësishëm, sidomos në pesë apo shtatë ditë para se simptoma të marrë jetë, që të filloje trajtimi” është shprehur Levandovski. 

Ai ka krijuar një pajisje mekanike të quajtur RAM, pajisje e cila është e aftë të zbuloje sëmundjen e malarias vetëm pak sekonda nga një pike gjaku. 

Ka dy mënyra për të diagnostikuar malarien: mund ta testoni një pikë gjaku në mikroskop për të identifikuar parazitin që e shkakton, ose mund ta zbuloni nëpërmjet kësaj pajisje e cila nga pika e gjakut të jep rezultat pozitiv ose negativ, njësoj si testi i shtatzanisë.

Por në shumë zona rurale të Afrikës dhe Azisë, nuk ka infrastrukturë mjeksore të mjaftueshme për testë mikroskopike, dhe si rezultat, nuk mund të ketë diagnostikime të hershme të sëmundjes.

Levandovski e zhvilloi pajisjen e tij për ta bërë kapjen e sëmundjes më shpejtë e më lirë. 

Pajisja RAM operon me bateri, kushton rreth 120 dollarë dhe përbëhet nga materiale me kosto të ulët. Kutia plastike ka brënda një qark të vogël, disa magnetë dhe një lazer. Jashtë saj, ka një ekran LCD 

Në të njëjtën kohë, ai tha se është duke punuar për pajisje që mund të diagnostikojë sëmundje të tjera, si ajo virusit Zika.