KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Klasat e muzikës në Shkollën Besëlidhja në Lezhe do të kompletohen me instrumentet përkatëse

Klasat e muzikës në Shkollën Besëlidhja në Lezhe do të kompletohen me instrumentet përkatëse

Klasat e muzikës në Shkollën Besëlidhja në Lezhe do të jenë të kompletuara edhe me instrumentet përkatëse. 6 muaj nga hapja e këtyre klasave, instrumentistët e vegjël dhe muzikantët e ardhshëm të Lezhës kanë tërhequr vëmëndjen e specialistëve të muzikës dhe organizatave të ndryshme. Ato kanë mundësuar paisjen me instrumente të ndryshëm si; piano, kitara, violina dhe firzamonika që kompletojnë proçesin mësimor.

35 është numri i nxënësve që do të përbëjnë edhe bërthamën e instrumentistëve të vegjël të shkollës së muzikës në Lezhe, ndërsa nuk mungon interesimi për t’iu bashkuar klasave të muzikës edhe nxënës të shkollave të tjera të qytetit dhe njësive administrative.