KRYEFAQJA » LAJME » KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën
KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën

KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën

Marrëdhëniet mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ministrit të brendshëm Siamir Tahiri, vazhdojnë të përkeqësohen më tej. Mësohet se KLD ka nisur me postë sekrete në adresë së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Burime të brendshme bëjnë të ditur se KLD e akuzon zotin Tahiri për sulm ndaj gjykatësit që pezulloi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të policisë në lidhje me çështjen e egzistences së një paisje përgjimi. Duke reaguar rreth këtij lajmi zoti Tahiri tha se “Jo një, por një milion padi të bëjnë kundër meje, nuk do të kenë kurrë mundësinë të më mbyllin gojën. Do t’i denoncoj emër për emër, fytyrë për fytyrë sa të kem frymë”. Zoti Tahiri sulmoi ashpër anëtarët e KLD-së, duke i quajtur pjesë e frontit të së keqes që duan të pengojnë reformën në drejtësi. “Këta miliarderë në KLD, që t’i mbledhësh bashkë shkojnë 5 miliardë e 760 milionë lekë pasuri e deklaruar, kanë konsumuar një akt të paprecedentë. Nuk është më Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por është Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe i Padrejtësisë, të cilët sot janë pjesë e frontit të së keqes, për të ndalur reformën në drejtësi” tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.