KRYEFAQJA » LAJME » Klesta Qehaja me “Besoj”, fiton Edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë
Klesta Qehaja me “Besoj”, fiton Edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë

Klesta Qehaja me “Besoj”, fiton Edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë

Më 1 qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Tiranë u mbyll Edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë, një ekskluzivitet i RTSH. Me shumë krijimeve juria zgjodhi këngën “Besoj”, interpretuar nga vogëlushja kosovare Klesta Qehaja. Kënga ishte një krijim i dyshes së njohur kompozitorit Adi Hila dhe poetit dhe gazetarit Pandi Laco. Klesta Qehaja me “Besoj” do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës për fëmijë, që do të zhvillohet në Maltë.