KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Klik Ekspo Grup: Gjithë bota e mbledhur në një panair
Klik Ekspo Grup: Gjithë bota e mbledhur në një panair

Klik Ekspo Grup: Gjithë bota e mbledhur në një panair

Për 5 ditë me rradhë Tirana do të jetë kryeqendra e biznesit dhe kulturës. Panairi ndërkombëtar Klik Ekspo Grup ka çelur siparin me mbi 280 kompani nga 30 vende të ndryshme të botës. Ky event që organizohet çdo vit në nëntor prej më shumë se dy dekadash ka ngjallur interes të lartë.

Dragan Stankovic, përfaqëson një kompani serbe që ka në fokus pastrimin. Ai vjen për herë të parë në Tiranë por premton se do të kthehet sërish. “Eshte hera e parë. Jam shumë i surprizuar sepse ka klientë potenciale në Shqipëri. Ne presim që të rritemi në këtë treg, të rritemi me Shqipërinë sepse kemi eksperiencë, kemi teknologji” tha Stankovic.

Ndërkohë që të tjera kompani të huaja që kanë më shumë se një dekadë në vendin tonë e vlerësojnë shqipërinë si një treg tërheqës. “Ne kemi qënë pjesë e këtij eventi për 10 vite. Vijmë nga Bosnje Hercegovina. Këtë vit kemi 8 kompani në sektorë të ndryshëm,vitin që shkoi ishim 6 kompani. Ky është një treg interesant për ne dhe shpresojmë të kemi sukses këtë vit dhe vitet e tjera” u shpreh një tjetër perfaqësues i një kompanie pjesmarrëse.

Ai tha se “ne e shohim këtë treg shumë tërheqës për kompaninë tonë. Kemi 10 vite që punojmë në shqipëri. Kemi nisur të punojmë me kompanitë shqiptare që në 2005 dhe shpresojmë që kjo marrëdhënie të vazhdoje sepse është një treg shumë shumë i rëndësishëm për ne”.

Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, do të qëndroje i hapur deri me datë 28 nëntor.