KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton dhe Trump përplasen sërish për armët
klinton trump

Klinton dhe Trump përplasen sërish për armët

Kandidati i vetëm republikan për president, Donald Trump, ka shtuar sulmet ndaj Hillary Klinton, në lidhje me të drejtën e mbajtjes së armëve. Trump i bëri komentet gjatë takimit të Shoqatës Kombëtare të Armëve, e cila mbështet tashmë kandidaturën e tij për president. Ndërsa Klinton, që mbështet kontrollin ndaj armëve, u takua me prindër të fëmijëve të vrarë nga armët. Klinton thotë se ajo e mbështet amendamentin e dytë, por se duhen masa të shtuara sigurie për të mos lejuar që armët të bien në duart e gabuara, përfshirë kontrollin e imtë të historikut penal të personit, si dhe ndalimin e armëve luftarake të sulmit. Pjesëmarrja e të dy kandidatëve, Trump dhe Klinton, në aktivitete për të drejtën e mbajtjes së armëve, e ka rikthyer këtë tematikë në një çështje kryesore për zgjedhjet e nëntorit.